Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Brenda shtëpisë ishin si motra/ Kriset marrëdhënia mes Einxhel dhe Beniadës? Zbulohet arsyeja

Shkruar nga Newsbomb
Brenda shtëpisë ishin si motra/ Kriset marrëdhënia mes

Përveç romancave, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka pasur edhe shumë marrëdhënie të ngushta shoqërore që janë krijuar mes banorëve.

Një prej tyre ka qenë ajo e Einxhelit dhe Beniadës, të cilat gjatë qëndrimit në shtëpi janë parë shumë pranë njëra-tjetrës.

Të gjithë mendonim që kjo miqësi mes tyre do të zgjaste edhe jashtë, mirëpo ndjekësit kanë filluar të mendojnë që dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip nuk janë më mikesha.

Ato nuk janë parë asnjëherë së bashku dhe kaq ka mjaftuar që njerëzit të aludojnë se mes tyre ka pasur një krisje.

Sipas burimeve, vajzat kanë hatërmbetje me njëra-tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.

Asnjëra prej vajzave nuk ka reaguar deri më tani dhe të gjitha këto aludime ngelen vetëm “thashetheme”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed