Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kaniteri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura. Në llogarinë e tij në “ Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se ky kampus është duke u ndërtuar sipas modelit West Point, i cili njihet dhe për standartet e larta akademike.
Ky model sipas Ramës do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve.
“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit Ëest Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”, shkruan Rama.
Sondazh
Poll