Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Brenda 24 orëve, arrestohen 5 persona në Vlorë, 3 prej tyre ishin në kërkim

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, tre prej të cilëve ishin në kërkim.

 

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve përkatës, Policia e Vlorës bën me dije se, ka bërë ndalimin e tre shtetasve në kërkim si dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të dy personave të tjerë, konkretisht si më poshtë:

• M. L., 28 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

• A.I., 50 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim.

• E.I., 49 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shitja e lëndëve narkotike".

Në vitin 2013, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

• H.Z., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën e lagjes "Osmën Haxhiu" Vlorë, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P.A.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore.

• A. Th., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen "Isa Boletini" Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll