Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Brenda 20 Majit dalin konkluzionet për “shkeljet” e Metës, mblidhet Komisioni Hetimor: Më 18 Maj, seancë dëgjimore me Presidentin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të bëra nga Presidenti Ilir Meta, të pretenduara nga mazhoranca, është mbledhur përsëri ditën e sotme për të diskutuar për gjetjen e ekspertëve dhe datat për raportin final.

Kryetari Alket Hyseni ka thënë se më datë 20 Maj Komisioni do të nxjerrë konkluzionet finale të hetimit për Metën, ndërsa më datë 18 Maj është caktuar një seancë dëgjimore me vetë kreun e shtetit.

“Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara.

Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t’i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend”, u shpreh kryetari i Komisionit Alket Hyseni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img