Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bregu debat në studio me deputetin e PS-së: Ushqimi që gatuhet në burg shitet…

Shkruar nga Newsbomb
Bregu debat në studio me deputetin e PS-së: Ushqimi që gatuhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, i futar në “Top Story” ku dhe po diskutojnë lidhur me sigurinë në burgjet e vendit tonë është shprehur se në Shqipëri është risi që personat e dënuar të porosisin ushqime online, gjë e cila sipas tij lejohet edhe në vendet e tjera.

Kjo deklaratë e Deliut është kundërshtuar menjëherë nga gazetari dhe pedagogu Zylftar Bregu, i cili ritheksoi edhe njëherë se futja e ushqimeve nga jashtë për të burgosurit ka pasoja negative dhe se në asnëj vend të botës nuk lejohet. Më tej Bregu iu drejtua deputetit duke i thënë se vetëm 15 % e të burgosurve konsumojnë ushqimet që gatuhen nga kuzhinierët brenda burgjeve dhe pjesa tjetër shitet.

Jo, nuk e hanë vetëm 15 % e tyre. Shumë pak, dhe i bie të jetë një lloj diskriminimi për tyre. Tenderi i ushqimit bëhet dhe e shesin drejtorët për derrat”, ka thënë Bregu.

Pjesë nga debati në studion e Top Story:

Denis Deliu: Kam qenë në një projekt jashtë shtetit, një prej tyre Sardenja, ku kemi koordinuar disa burgje. Kemi parë të gjithë punën, lëvizjet, kemi vëzhguar çdo gjë. Të burgosurit kishin mundësi të gatuanin ushqimet. Kanë mundësi të blejnë edhe ushqime nga jashtë, por bazuar në të gjitha rregullat e sigurisë. Mund të blejnë online.

Një risi në Shqipëri është që nuk mund të blejnë në një dyqan ose kompani të përcaktuar nga burgu, por edhe në vende të tjera shumë më të lira. Para një viti kur kemi diskutuar dhe kemi bërë një mbledhje me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve. Burgjet shqiptare monitorohen nga të gjitha organizmat ndërkombëtare, por ata nuk e kanë shënuar tek kushtet që duhet ta ndryshojnë. Mendoj që është një e drejtë ë të burgosurit.

Zylyftar Bregu: Nuk keni të drejtë të gënjeni. Futja e ushqimeve në burgje është e keqja nga më të këqijat.

Denis Deliu: Unë nuk e di këtë që është kundërshtuar nga organizmat.

Zylyftar Bregu: Është në legjislacion që i dënuari duhet të hajë ushqimin e burgut, është një lloj ndëshkimi.

Denis Deliu: E hanë…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese