Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bregoviç u prit në “Festën e Birrës” me kapsolla, reagon nën kryetarja e Bashkisë: Korça mbrëmë këndoi dhe kërceu me muzikën e shkëlqyer të artistit të madh

Shkruar nga Newsbomb
Bregoviç u prit në “Festën e Birrës” me

Koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç mbrëmjen e djeshme u shoqërua me incidente.

Në natën e fundit të festimeve në Festën e Birrës në Korçë, u ngjit në skenë Bregoviç, për ta hapur mbrëmjen me këngën “Kosovarja” në gjuhën shqipe.

Gjatë performancës së Bregoviç një person i cili është arrestuar nga policia hodhi kapsolla, gjë e cila detyroi qytetarët të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe nën kryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Terova , ku sipas saj muzika e shkëlqyer e Bregoviç-it përcolli mesazhin emancipues të Ballkanit dhe Evropës pa kufij ndarës  duke shperfillur kështu  anakronizmat nacionaliste dhe manipulimet e qellimshme te atyre qe iu intereson akoma “Ballkani fuci baruti”.

Ajo shton se Korça përcolli me gëzim dhe alegri koncertin e tij “duke shperfillur “shashkat” e portaleve madje edhe “shashkat” e gazit qe tentuan “ta prishnin” koncertin!”.

“Korca mbreme kendoi, kerceu dhe foli! ??

Korcare e vizitore te shumte kane percjelle deri ne mesnate plot gezim e alegri koncertin e nje artisti te madh, duke shperfillur “shashkat” e portaleve madje edhe “shashkat” e gazit qe tentuan “ta prishnin” koncertin!

Lereni “bre” Korcen te flase, te kendoje e driteroje si ka bere ne breza duke i dhene ketij vendi shume nga urtesia, mencuria, qytetaria dhe  drita e saj elitare!

Muzika e shkelqyer e Goran Bregovic dhe festa e gezuar e publikut nen tingujt e tij, percolli mbreme nga Korca mesazhin emancipues te Ballkanit dhe Europes pa kufij ndares, te popujve qe kendojne, kercejne dhe ecin te zene per dore duke shperfillur anakronizmat nacionaliste dhe manipulimet e qellimshme te atyre qe iu intereson akoma “Ballkani fuci baruti”.

Korca mbreme “kendoi” nje “kenge” te bukur dhe ashtu sic ndodh me cdo kenge te saj, tingujt do degjohen e kendohen gjate, nga te gjithe!”, shkruan ajo.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje u ndalua shtetasi  Redon Leka, 21-vjeç dhe u procedua penalisht shoku i tij, F.K, 33 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese