Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Bregdeti ynë”, Policia aksion nga Durrësi në Vlorë: Sekuestrohen me qindra shezlonge dhe çadra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Task Forca e veçantë për lirimin e vijës bregdetare ka zbarkuar sot në terren. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, ka nisur faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Policia ka sekuestruar nga Veriu në Jug me qindra shezlonge dhe çadra të cilat ishin vendosur pa leje në rërë.

Policia deri më tani në Durrës, Velipojë, Divjakë, Shëngjin dhe Vlorë ka sekuestruar 582 shezlonge.

Njoftimi i plotë i policisë së Vlorës:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit  për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.

Kontrolli ka filluar nga Zvërneci deri në Ksamil, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 37 subjekte janë evidentuar 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

Shengjin, Lezhë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shengjin, IKMT, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Shengjin, Lezhë.

Gjatë vijës bregdetare të shetitorës “Ëillson” Shengjin, janë verifikuar 36 subjekte ,të cilat ishin pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Operacioni vijon pa probleme.

Seman, Darzezë, Divjakë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Fier, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë.

Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

Velipojë, Shkodër

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Velipojë, Shkodër.

Gjatë gjithë vijës bregdetare në Velipojë janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.  

Operacioni vijon pa probleme.

Durrës

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit  për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

Më shumë

spot_img
spot_img