Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac, ja arsyeja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rregullatori federal i shëndetësisë në Brazil Anvisa pezulloi të shtunën përdorimin e mbi 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac Biotech, të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar, thuhej në një deklaratë për medie.

Më tej në deklaratë thuhej se masa e pezullimit ishte paralajmëruar të premten pas një kontrolli në qendrën biomjekësore, shkruajnë mediet e huaja.

“Njësia prodhuese … nuk u inspektua dhe nuk u miratua nga Anvisa në autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së përmendur,” tha rregullatori. Ndalimi ishte “një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm të afërt,” shtoi ai.

Masa e pezullimit do të jetë në fuqi për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Gjatë kësaj kohe agjencitë e autorizuara do të mësojnë më shumë për sigurinë e vaksinave kundër Covid-19.  

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img