
Situata e koronavirusit në Brazil po përkeqësohet nga dita në ditë, ndërkohë që në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka njoftuar se janë regjistruar 1211 viktima.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 51.147 raste të reja me koronavirus, me shifrën e të infektuarve që ka shkuar në më shumë se 2.39 milionë.
Përhapja e madhe në këtë shtet është duke u shkaktuar pjesërisht nga rritja e numrit të rasteve në pjesët jugore dhe qendrore të vendit. Në rajonin Santa Catarina janë vendosur masa të reja kufizuese për shkak të rrezikut të madh të përhapjes.
Brazili është shteti I dytë në botë për numrin më të madh të të infektuarve pas SHBA, ndërkohë që presidenti I vendit Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë masat e izolimit, duke thënë se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.