Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Brataj thirrje pronarëve të lokaleve: Krijoni kushte për organizimin e festave, vjeshta mund të risjellë probleme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj kërkoi që pronarët e lokaleve të krijojnë kushte e hapësira për organizimin e festive dhe dasmave, pas lirimit të masave anti-Covid-19.

Brataj tha se Komiteti çdo dy javë rishikon situatën për një lirim masash, duke shtuar se stina e vjeshtës mund të sjellë pak probleme, por jo si vala e shkurtit që kaluam.

Pyetje: Kufizimi dhe dalja e qytetarëve, lokalet e natës?

Brataj: Jemi çdo dy javë në dalje publike. Pas 14 ditësh shohim dhe vendosim një masë tjetër në bazë të situatës. Më 15 qershor hiqet dhe kufizimi i shoqërimit nga 10 deri në 50 persona. Çdo dy javë aplikohet për një lirim masash anti-covid. Për lokalet u shtua edhe një orë. Siç e dimë në lokale janë grupmosha e të rinjve ata që i frekuentojnë më shumë këto ambiente. 

Pyetje: Si do të ndikojë tek socializimi grumbullimi?

Brataj: Mirë se të vijnë festat, se ne shqiptarët jemi të parët për aheng. Stina e verës është në avantazhin tonë dhe jo të sëmundjes. Përqendrimi i virusit është më i vogël. Për grumbullimin me 50 veta, duhet të krijohen mundësitë dhë hapësirat për të ruajtur distancën. Mbyllja kaq mujore ka ndikuar edhe tek gjendja psikologjike e njerëzve.  

Pyetje: Si e shihni vjeshtën?

Brataj: Vjeshta do të krijojë pak probleme, por nuk ka valë si ajo e shkurtit që kaluam. Dhe me vaksinimin jemi në një shifër të mirë. Ato që se kanë kaluar Covid janë një pakicë, që pritet për t’u vaksinuar. Tani jemi më të qetë dhe do të bëjmë një jetë më normale.

Më shumë

spot_img
spot_img