Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brataj thirrje hoteleve në bregdete: Personat me temperaturë e diarre çojini në qendër shëndetësore

Shkruar nga Newsbomb
Brataj thirrje hoteleve në bregdete: Personat me temperaturë e diarre

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka bërë me dije se për të përballuar sa më mirë fluksin gjatë sezonit të verës, janë shtuar disa qendra shëndetësore në jug të vendit, kryesisht në Palasë apo Dhërmi.

Më tej ai tha se gjatë verës hotelet telefonojnë dhe kërkojnë mjek për probleme shëndetësore si diarre apo temperaturë. Për këto raste, ai sugjeroi që të shkojnë në qendrën shëndetësore, pasi mjeku shkon vetëm në raste urgjence.

“Janë hapur disa qendra shëndetësore verore në zonën e jugut, për shkak se spitalet më të afërta janë vetëm në Vlorë dhe në Sarandë, dhe një qendër shëndetësore të përhershme në Himarë. Janë vënë në dispozicion 18 ambulanca.

Një problematikë që doja të ndaja, duke qenë se shërbimi i urgjencës janë rritur shumë telefonatat dhe nuk përballojmë dot çdo shqetësim, pra nuk bëjmë dot asistencë sepse ne jemi urgjencë. Një problem tjetër është dhe telefonata që na vijnë nga hotelet ku kërkohet personal në hotel, sepse nuk mund të shkojë mjeku në hotel për një temperaturë apo një diarre. Duhet të vijnë në qendrën shëndetësore, sepse kështu i bie që qendra të mbyllet nëse mjeku shkon tek pacienti. Shkon kur ka me të vërtetë raste urgjence. Këto janë disa nga problemet që na kanë dalë dhe na krijojnë pengesa”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese