Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brataj: Rritja e pacientëve të shtruar në spitale vjen si pasojë e fushatës, por është pozitive që të sëmurët s’janë shumë rëndë e qëndrojnë pak kohë

Shkruar nga Newsbomb
Brataj: Rritja e pacientëve të shtruar në spitale vjen si

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rritja e lehtë e të shtruarve në spital ditët e fundit, vjen si pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale nga partitë politike.

Brataj sqaroi më tej në “Top News” se ishte një rastësi që në këto dy ditë nuk ka shkuar asnjë pacient për t’u shtruar në QSUT, pasi ka ndodhur që të sëmurët dërgoheshin në spitalin COVID 2.

“Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2. Por ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak të shtruar në spital. Kjo është një rritje fiziologjike si rezultat i fushatës elektorale dhe kujdesi duhet të vazhdojë”, u shpreh Brataj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu