Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brataj i revoltuar: Mjeku s'mund të futet në burg për 50 mijë lekë, as të shihet si kriminel

Shkruar nga Newsbomb
Brataj i revoltuar: Mjeku s'mund të futet në burg për 50

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar protestën e bluzave të bardha, duke u shprehur se nuk mund të trajtohen si kriminelë.

Sipas tij në 99% të rasteve kur burgosen mjekët, dalin të pafajshëm. Ai tha se nuk ka mjekë që presin t'i paguash, pa të dhënë ndihmën e nevojshme.

"Bluzat e bardha kanë qenë problem. Shumë herë institucione politike, apo kushdo qoftë, e zgjidhin duke kapur mjekun e duke e futur në burg, kur në 90% të rasteve kanë dalë të pafajshëm. Për çdo gjë, nuk e ke dokumentuar, vërtetuar. Në çdo fushë ka njerëz që janë tipik ndaj një gjëje, për dy kolegët e arrestuar nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ndaj nuk jam dakord me mënyrën si janë trajtuar. Nuk mund të akuzosh një mjek për 50 mijë lekë, ndërkohë që për gjëra më të rënda i lë të lirë. Shqiptarët i kanë sytë dhe i shkojnë gjërat. Nuk mund t’i turremi bluzës së bardhë e ta trajtojmë si kriminelë, kur në duart e tyre jemi. Edhe nëse s’do të ketë urgjenca e pandemi, duhen krijuar kushtet që mjekët shqiptarë, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana profesionale, të trajtohen me të gjitha pajisjet e duhura. Nuk mendoj se ka mjek sot që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën", u shpreh Brataj në News 24.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu