Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Brataj flet për korrupsionin te 'Shefqet Ndroqi': Ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për skandalin e korrupsionit në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Në një intervistë për News 24, Brataj tha se ky është një fenomen i turpshëm, por nuk duhet të habitemi pasi ka ekzistuar gjithmonë në Shqipëri.

 “Sot lindi ky problem? Vetëm në shëndetësi është ky problem? Pse fshihemi pas gishtit, kur e dimë shumë mirë se një shkresë nuk e merrje dot pa paguar, një veprim, një koaludim. Është e turpshme ajo që ndodhi, nuk jam dakord me fenomenin. Unë kam thënë që ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme, që nuk kanë të drejtë t’ua japin pacientëve, se në radhë të parë i bën dëm, së dyti po abuzon. Mos të habitemi nga fenomeni, se është krijuar në këtë këto vite”,- tha Brataj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll