Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
51 %
5.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
16 °
E mërkurë, 14 Prill, 2021
spot_img

Braktisi makinën dhe ia futi vrapit, Policia arreston 33 vjeçarin në Tiranë: Hodhi kokainën në tokë kur pa patrullën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi sapo ka parë patrullën që i ka bërë shenjë të ndalonte, ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap. Efektivët e kanë kapur dhe kanë konstatuar teksa hidhte kokainë në tokë.

Gjithashtu, nga Blutë e kryeqytetit janë arrestuar dhe 7 shtetas të tjerë, për drogë, falsifikm dhe përndjekje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. I akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe i dënuar me 9 muaj burg, është arrestuar në Tiranë 31 vjeçari Elvis Shira.

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim :

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shigjetat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

E. K., 33 vjeç,pasi në bulevardin “Bajram Curri” gjatë ndalimit të mjetit për kontroll, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë një sasi me lëndë të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit