Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
18 %
2.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

U larguan nga Komisioni Hetimor, Toni Gogu shpjegon arsyet: Alibeaj injoroi të drejtën tonë për të paraqitur propozimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka reaguar për mbledhjen e mbajtur ditën e sotme të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, duke sqaruar për braktisjen e mbledhjes.

Ai ka akuzuar kryetarin e Komisionit Enkelejd Alibeaj, duke thënë se në mënyrë të përsëritur ka injoruar të drejtën e mazhorancës për të paraqitur propozimet për rreulloren.

“Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores  deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të  funksionit të tij të hetimit  e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht. Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit”, thotë Toni Gogu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img