Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Braho: Përgjimi i PD manipulim i pastër, mungon pjesa bruto

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për Spartak Brahon audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike me të cilin pretendon se vëllai i Ministrit të Brendshëm drejtion një linje trafiku të drogës, është i gjithi një manipulim i pastër.

Spartak Braho: Çështja është në hetim nga Prokuroria.Tërë këto janë broçkulla. Deputetët e PD vetëm aktrojnë, më vjen keq se janë juristë. Nuk ka më të lig se juristi i politizuar. Ata që inçizojnë janë të tëra skandale. Rama ka të drejtë, është manipulim i pastër. Jam marrë me regjistrimet e Dritan Priftit. Çanta ishte një simbol.Nuk ka material origjinal, që nga momenti që nuk është origjinale, është e manipuluar.Mënyra si është marrë, si e shpjegojnë ata e filmoi këtu, u transmetua këtu. Pjesa bruto mungon, absolutisht nuk e kanë.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku,  Braho tha se ky është një skenar i PD-së por sipas tij qeveria rrëzohet me votë.

Spartak Braho: Është një skenar i tërë. Më vjen shumë keq që PD, veçanërisht këta deputetët që i prijnë kësaj pune, ëShtë kthyer në një zyrë që grumbullon, manipulon, organizon të tilla gjëra. Fatmir Xhafën aty e kishin, është bërë Ministër në 2002, 200 4, 2013, 2017 pse nuk ja ngritën njëherë këto gjëra?Po të jetë për të vuajtur pasojat e të afërmve nuk kishte mbetur njeri në këmbë,  Saliu është mjeshtër, kjo është strategjia e tij. Kujton se data 26  maj do rrëzojë qeverinë.Turp i madh. Me 26 maj 1990 kam qenë në sheshin ‘Skëndërbej’ duke mbajtur në krahë Arben Imamin me dhëmbë të thyer. Këta u betuan se nuk lëmë Fatmir Xhafaj të futet në zyrë, në mënyrë demostrative ai bëri rrugën në këmbë. Qeveria rrëzohet vetëm me votë, në asnjë mënyrë tjetër.

Teksa gazetari i kujtoi se edhe PS ka pasur të njëjtën qasje kur ishte në opozitë, deputet socialist u shpreh:

Spartak Braho: Për ligjet në Fier ka pasur të drejtë. Protesta është e ligjshme, por të rrëzojmë qeverinë. Do detyrojnë Ramën të japë dorëheqje, nuk e jep. Ka 75 deputetë. Kjo bëhet me qëllim që të bllokohen negociatat. Fatmir Xhafaj është i pari Ministër që ka bërë takim me FBI. Ti do godasësh Xhafaj? Pse? Që të gjallërohet krimi i organizuar? Kjo është kriminale.

Por a është i anatemuar edhe brenda PS-së Ministri Xhafaj?

Spartak Braho: Hapur nuk ka dalë njeri, por edhe mbyllur do të thotë ti heqësh gurët vetes. Nuk shikoj ndonjë xhelozi, që Xhafaj më ka zënë vendin mua.

Braho pranon se ka gabime në qeverisjen Rama.

Spartak Braho: Ka gabime qeverisja. Nuk është çudi pse largohet një Ministër, dy Ministra. Për Xhafaj nuk ka asnjë lloj akuze. U ndez një fishekzjarr se ka bërë ndryshimet e ligjit, një bllof i tërë. Ai ndryshim rëndon pozitën e të vëllait.

Por deputeti nuk heq përgjegjësinë nga paraardhësi i Xhafajt.

Spartak Braho: Tahiri mban përgjegjësi për problemet e mosfunksionimit të strukturave të policisë në luftën kundër kanabisit. Përgjegjësia mbetet përgjegjësi. Ka përgjegjësi dhe Rama.Pavarësisht luftës sistematike diçka mbeti që nuk u bë mirë deri në fund.Nuk u vlerësua seriozisht lufta kundër kultivimit të kanabisit. Për deputetllëk unë e kam mbyllur hesapin, jam jurist.

Më shumë

spot_img