Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Braçe: Shtëpinë me Gjethe se përdori vetëm diktatura, edhe Berisha e Gazidede

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PS Erjon Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” tha se Berisha dhe Gazidede kanë përdorur Shtëpinë me Gjethe për të përgjuar kundërshtarët politikë.

“Për të thënë të vërtetën deri në fund, “Shtëpia me gjethe” ashtu ka qenë, maternitet, Gestapo, Sigurim i Shtetit! Po nuk mbaron këtu! “Shtëpia me gjethe” ka vijuar të jetë “Shtëpia e Përgjimit” të kundërshtarëve politikë edhe nga 1992-shi deri në 1997-ën!! Pooo, në kohën e Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes dhe SHIK-ut të tyre kriminal, gjymtues dhe vrasës! Nëse duhet që t’ua kujtojmë shqiptarëve, t’ua kujtojmë në çdo dimension të saj”, shkruan deputeti Braçe.

Sipas Braçes, shqiptarët duhet ta kujtojnë Shtëpinë me Gjethe në çdo dimension të saj. Dje u çel edhe projekti për kthimin në muze të Shtëpisw me Gjethe, ku do tw paraqiten pajisjet e përgjimit, detaje të tyre si dhe dëshmi dokumentash.


Më shumë