Hapësire reklamuese

Politikë

Braçe sërish me kritika për deputetët: Nuk respektoni rregullat anti-Covid, çfarë mesazhi po japim ne?

Shkruar nga Newsbomb
Braçe sërish me kritika për deputetët: Nuk respektoni

Deputeti i  PS, Erion Braçe ka kritikuar sërish deputetët në Kuvend, duke thënë se ata nuk po respektojnë masat kundër Covid-19.

Ai u shpreh se pikërisht deputetët po japin edhe mesazhin e gabuar tek qytetarët.

“Çfarë kuptimi ka të flasim e përgjërohemi dhe nga ana tjetër të kërkojmë llogari kur 99% që janë këtu në sallë nuk respektojnë as rregullat më elementare të vendosura për përballimin e pandemisë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk respektohen rregullat. Problemi është te shembulli që japim. Çfarë po bëjmë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur? Çfarë kërkojmë ne që të mbahet maska, kur nga këtu i përcillet mesazhi që nuk ka më asnjë rrezik dhe nuk duhet të mbajmë as maskë as distancim social.

I themi njerëzve puthuni e përqafohuni, hyni ku të doni, mos mbani asnjë maskë, asnjë lloj distance se nuk ka rrezik. Me shifrat e vaksinimit, 47.6% me dozë të parë dhe 42.7% me dozë të dytë, jemi në mes të hallit. Pandemia rrezikon të na fusë në një rrugë pa krye sa i përket ekonomisë. Ça do bëjmë, do sillemi sikur nuk ka asgjë, sikur nuk duhet të respektojë asnjë masë? Duhet ët vijë inspektorati këtu të vendosë gjoba? ", tha Braçe ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll