Hapësire reklamuese

Aktualitet

Braçe prezanton gjysh Markun: Qilimin e blertë, e pa në Angli e bëri në Divjakë, kafeneja nuk të jep emër, nuk është pune të rrish aty (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Zëvendës kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale na ka prezantuar me historinë e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari.

Ai shkruan se Marku babai dhe Evisi prodhojnë tapet bari, model që e kishin parë 7 vite më parë në Angli dhe tani e prodhojnë në tokën e tyre në Kemishtaj, Divjakë.

Ai shkruan se Marku mbi 70 vjeç, punon me pasion dhe ka arritur një sukses me punën e tij, teksa me ironi shkruan se kafeneja nuk të jet emër dhe të rrish ulur aty nuk të jep të ardhura.

Postimi i plotë:

Qilimi i blerte eshte marke ne treg!

Gjysh Marku eshte origjina e gjithckaje, Ervisi e ndjek ne cdo gje!

E pa ne Angli 7 vite me pare dhe vendosi ta bej ne token e tij ne Kemishtaj, #DIVJAKE.

Prej kur vendosi te bej kete, shume mund, djerse, sakrifica, pune plot pasion eshte investuar ne keto toka, te cilat prodhojne tapetet e barit me te mira ne Shqiperi.

Kudo, ne oborre vilash, restorantesh, hotelesh, lulishte qe shoqerojne urbanizimin, kudo ku ka gjelberim, gjen qilimin e blerte te gjysh Markut dhe Ervisit, punetoreve qe punojne me ta.

Super pune e super cilesi!

Por pertej kesaj, pasioni i nje 70 e kusur vjecari sfidon kedo, pasioni per punen cdo dite,pa humbur asnje minute, madje duke perdorur cdo minute per te ndjekur prodhimin ne fushe-cdo fije bari,  per te permbushur cdo kontrate kudo!

Pasioni i tij ka bere bashke te rinj te zote qe merren me tapetet e barit! Pasioni i tij i ka bere te vetmit dhe te medhenj ne kete vend!

Qilimi i Blerte eshte produkti i tyre! Cilido qe ka gjetur zgjidhje tek ky produkt, duhet te di se gjysh Marku eshte aty! Ja qe kafeneja nuk te jep emer, nuk eshte pune te rrish aty, ndaj te mungojne perhere te ardhurat!

Screenshot_2.pngScreenshot_3.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu