Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Braçe për 21 janarin: Në protestë kishte njerëz që Berisha i përdor për punët e tij të pista, bashkë me Gardën vranë 4 të pafajshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b1d28506753e5c148ccf3917e0889d9f

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka thënë se në protestën e 21 janarit ka pasur persona të krimit që vetë kryeministri i atëhershëm Sali Berisha i përdorte për punët e tij të pista.

Sipas Braçes, atë ditë u vranë 4 të paarmatosur, 4 persona të pafajshëm. Në një intervistë për Report tv, zv.kryeministri tha se përgjegjës për atë ngjarje është së pari Berisha, Basha, komandanti i gardës.

Braçe: Është rast i paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend demokratik që të vriten disa protestues të paarmatosur, të pafajshëm. Aty ka pasur persona problematike, njerëz të krimit që Berisha i ka përdorur për punët e tij të pista. Garda e Republikës në bashkëpunim me Berishën i kryen krimet. Natyrisht është shumë vonë. 10 vite kanë qënë të mjaftueshme për të bërë drejtësi. Janë 2-3 që kanë bërë keq para këtyre qytetarëve dhe për fat të keq nuk kanë dalë para drejtësisë. Por për fat të mirë dosja nuk është mbyllur. Sali Berisha ka pohuar botërisht se ai është përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit. Nuk e di se ç’rrëfim duhet tjetër për të qënë i fajshëm. Për mua urdhërdhënësi është Sali Berisha, më pas komandanti i Gardës që kanë urdhëruar vrasjen e këtyre njerëzve në mes të bulevardit. Në radhë të parë është zhdukja e provave. Republika atë ditë ra. Republika ra kur Gjykata lëshoi lëshimin e urdhër-arresteve dhe Sali Berisha nuk arrestoi asnjë. Po të shihnit fytyrën e Ndrea Prendit dje në televizion, ligjëratën e tij, e kuptoni lehtë.

Më shumë

spot_img
spot_img