Braçe me gjuhë të agravuar ndaj gazetarëve: Kush je ti që më jep mend? Ik mi ti, ik
Shkruar nga Newsbomb
Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur tejet i nervozuar përpara gazetarëve nga selia e parlamentit jashtë sallës së mbajtjes së seancave plenare.
Kamerat janë të drejtuara tek Braçe dhe në transmetim të drejtpërdrejtë nuk shihet se kush janë gazetarët me të cilët Braçe shfaq agresivitet.
E fillon komunikimin me një nga gazetaret duke i kujtuar nëse ka ngrënë apo jo mëngjes.
“Ke ngrënë mëngjes sot, e mirë mos ha mëngjes se të krijohet dhimbje stomaku” bën ironi Braçe me gazetaren që kërkon informacion dhe i drejton pyetje.
Më pas agresohet me një tjetër gazetare vajzë dhe dëgjohet qartë “po ik mi ik, kush je ti që më flet mua. Mbaj radhën aty”, është komunikimi tjetër i tij.
Dhe pak më vonë, mes ndërhyrjeve, degjohet një tjetër batutë.
“Kush je ti që më jep mend mua. Unë të jap mend ty? Më pyete po të kthej përgjigje” dëgjohet të thotë Braçe.
Ka shumë nervozizëm nga ana e deputetit socilaist. Por asnjë gazetar që është aty prezent, nuk denjon tia heqë mikrofonin pas asaj sjelljeje arrogante të deputetit socialist.
E gjithë situata po krijohet për shkak të aksionit të opozitës për bllokimin e punimeve të kuvendit. Brace në argumentimin që bëri tha se kjo ishte një sjellje fashiste dhe bëhet për të mbrojtur një njeri nga drejtësia, dhe ai është Sali Berisha, të cilin, sipas Braçes, nuk ka avokat që e merr përsipër përvecse këtyre skenave në kuvend.