Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Braçe e nxorri jashtë Komisionit, reagon gazetarja: Kam qarë në korridoret e Kuvendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reagon gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila sot u nxorr përjashta nga Erion Braçe bashkë me kolegen Marsela Karapanço në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Braçe pa dy koleget teksa qeshnin me njëra tjetrën dhe duket se kjo e nervozoi së tepërmi duke i kërkuar të largohen nga mbledhja.

Gazetarja, në reagimin e saj nuk kursen ironitë me kryetarin e Komisionit, socialistin Braçe duke e ftuar që të bëjë ekspertizë për buzëqeshjen e saj.

“Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur… 

Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dërgojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo…

Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe.

P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit… Mbase meritoj dënim edhe për këtè”, shkruan Konomi.

LEXO EDHEBRAÇE NERVOZOHET KEQ DHE NXJERR NGA SALLA DY GAZETARET: TI ME SYZE, PËRJASHTA! SHKO BËJE TE PD ATË QË BËN KËTU

Më shumë

spot_img