Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Braçe e akuzoi se nuk kishte patentë, Basha e pranon: Dua t’i falenderoj se me atë rast rinovova edhe lejen e drejtimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij kur postoi foton nga makina gjatë një udhëtimi me familjen, ku zv.kryeministri Braçe e akuzoi se ai nuk kishte patent.

Ai e pranoi se patenta e tij nuk ishte rinovuar, ndërsa shtoi se pas atyre akuzave, ai shkoi për të rinovuar lejen e drejtimit.

“Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17 -vjeç, në 1991”, tha Basha.

Kujtojmë se pak javë më parë Basha u shfaq në timon pa rrip sigurimi, ku vërshuan një lum akuzash nga kundërshtarët politikë, si zv.kryeministri Erion Braçe i cili e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës, i kishte skaduar patenta dhe se vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img