Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Braçe denoncon në Kuvend: Kryetari i PD në Gradishtë ka mbjellë plepa në tokë buke

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijon interpelanca në Kuvend mes deputetit Erion Braçe dhe ministres Frida Krifca për bujqësinë.

Në fjalën e tij Braçe ka ngritur akuza duke thënë se Krifca nuk ka kontroll mbi tokat e dhëna me qira, duke thënë se një pjesë e mirë e përfituesve, rezultojnë me aktivitet të pezulluar, e madje më keq e kanë keqshfrytëzuar tokën bujqësore, edhe duke mbjellë plepa.

Ndër të tjera ai tha se tokat e bukës i janë dhënë kreut të PD në Gradishtë, i cili ka mbjell plepa.

“Tani do të bëj realistin, një ministër nuk mund të dijë gjithçka, po një ministri duhet ti dijë, një ministri që nuk kontrollon kontratat ose është e mbushur me njerëz pa ambicie ose me dembel. Unë dembelët nuk i duroj dot, kontrata që ju referuat nuk është në Lushnje, por në Divjakë.

Nuk keni bërë asnjë takim, zero, nuk ka konflikt të banorëve mes fshatrave, por me autoritetet që menaxhojnë tokat. Sipërfaqa prej 100 hektarësh ka qenë e lirë, pse nuk u shfrytëzua? Toka që u kthye në orizore, është shkatërruar përfundimisht, e papërdorshme për 3-4 vitet e ardhshme. Në këtë sipërfaqe, kryetari i PD së zonës Gradisht ka mbjellë plepa. Toka është e zënë për 40 vite, kur kjo tokë këtu mund të ishte shfrytëzuar për mbjelljen e grurit. I keni dhënë tokë bujqësore për të mbjellë plepa.

Kontratat me Agro Fuish Horti, një tjetër firmë ka dështuar, nuk e di çfarë do të auditoni ju, pasi kjo është shitur që në Mars të këtij viti, më keq akoma për ministrinë tuaj po ndërton sera një super djalë i ardhur nga Spanja. Urdhëroni çfarë serash po ndërton. Ky është problemi që kam unë, këta njerëz duhen mbështetur. Vazhdojmë me kontratën e tretë Farm Albania SHPK, me kapital 120 lekë, vetëm ata në Ministri mund ta dinë se si e kanë lidhur këtë, kjo kompani ka pezulluar aktivitetin e saj në QKR, a mund ta di unë çfarë është bërë me kontratën gjatë kohën e pezullimit” tha Braçe ndër të tjera.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img