Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Braçe-Berishës: S’ka krim më të madh se të vrasësh kundërshtarët politikë

Lajme të ngjashëm

Me një gjuhë të ashpër i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti i Partisë Socialiste në Kuvend Erjon Braçe. Braçe ka thënë se Prokuroria dhe Gjykata duhet të veprojnë për akuzat e rënda që bën Sali Berisha, duke bërë ballafaqim penal dhe civil. “Një ligjëratë që ndodhet jashtë sistemit legal shqiptar dhe evropian. Një Europë e tërë e ka nxjerrë jashtë”, ka thënë Braçe në Kuvend.

Deputeti socialist I është drejtuar Berishës duke e pyetur nëse mendoi për jetën e njeriut kur vrau 4 njerëz në protestën e 21 Janarit 2011 në Tiranë. “A mendove 4 vjet më parë kur dhe urdhër për të vrarë që jeta e njeriut ishte themelore. Që ishin kundërshtarë politikë që as rrihen as vriten thjesht respektohen. A mendon kur flet sipas vendimet të gjykatave të korruptuara që thoshin se u vranë nga pakujdesia. Nëse ato nuk veprojnë të marrin dëshminë tëndë, shko shpif. Nuk ka krim më të madh se të vrasësh kundërshtarët politikë në mes bulevardit”, tha Braçe.

Po kështu deputeti Braçe solli në vëmendje disa shifra të punës së Qeverisë Rama për energjinë elektrike, luftën ndaj drogës dhe krimit.

“Në kohën e zotërisë, kishte 7 kompani që mblidhnin lekët e energjisë elektrike. 7 kompani të lidhura ngushtë politikisht me atë qeveri që trokisnin derë më derë dhe ju merrnin lekët. Për 100 lekë, kompanitë merrnin 35-52 lek që shkonin në xhepat e tyre.Kanë marrë miliona.  Kurse sot paratë po i merr kompania publike”, ka thënë Braçe.

Akuza të ashpra Braçe i ka bërë Berishës së ka lejuar në kohën që qeveriste  laboratorët e drogës.” Kemi larguar 7 miliardë euro që i kanë bërë një shërbim dekriminalizimit të vendit. Kemi zbuluar 5 laboratorë të një shkalle shumë të lartë që nxirrnin vajin e hashashit. Laboratorët ishin aty,  për 8 vjet me radhë, drejtorët hynin e dilnin në atë fshat, të dërguarit e PD-së  hynin e dilnin e kërkonin votat. Sepse lidhja e politikës me krimin ishte e lartë.”, ka deklaruar deputeti Braçe, duke shtuar se është zbuluar më shumë lëndë narkotike e më shmë vrasje, armë etj si rezultat I 17.8 miliardë lekëve investuar në Policinë e Shtetit.

Në kundërpërgjigje të Braçes, Berisha ka thënë selLidhur me qendrimet ndaj drogës janë me dhjetëra raporte ndërkombëtare që konfirmojnë se kjo qeveri bëri një luftë të madhe në luftën kundër krimit e drogës. “Kjo qeveri bëri të mundur anëtarësimin në NATO dhe bëri të mundur heqjen e vizave dhe MSA-në.”, tha Berisha

Berisha tha se ka folur me fakte dhe jo jashtë fakteve. “Këto janë të denoncuara në Prokurorinë e Shtetit dhe këtë e di gjithë bota”, u shpreh Berisha, duke vazhduar akuzat për kryemnistrin, “sarajet e Koços” dhe vilat e ndërtuara prej tij si dhe për informalitetin duke përmendur ndërmarrjen në Divjakë.


Më shumë