Hapësire reklamuese

Bota

Bozdo: Viti 2023 do të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Bozdo: Viti 2023 do të jetë i vështirë për

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka folur për krizën ekonomike që ka prekur të gjithë botën, ku sipas tij preket edhe Shqipëria.

Në një intervistë për News24, Bozdo tha se bota po shkon drejt një recesioni, që bazat e të cilës i kishte që me përhapjen e pandemisë.

“Paralajmërimi për krizën vjen nga institucionet ndërkombëtare, që kanë qenë në përgjim të trendëve të ekonomisë botërore. Bazat e recensionit ishin hedhur me pandeminë, për mënyrën se si bota u përqas me këtë pandemi. Vendet filluan të vetëorganizoheshin. Kemi të bëjmë me një situatë fluturake, e paprekshme, e mbushur me rrisqe.”, tha ai.

Edhe për ekonominë shqiptare, Bozdo thotë që do të jetë një periudhë e vështirë.

“Pajtohem me faktin se ky vit ka për të qenë i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë. Arsyeja e parë është arsyeja e jashtme. Shqipëria shkëmbimet tregtare të saj i ka me vendet e BE. Do të ketë ulje të kërkesës së konsumit. Problemi tjetër, që është problem i gjendjes së ekonomisë shqiptare. Problemi në vitin 2023 vjen nga të dyja anët, nga jashtë që është i induktuar. Mbarsja e ekonomisë botërore me këtë krizë, është e mbartur dhe do shpërthente. Jemi në mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dikur ka qenë korrupsioni, apo dhe mungesa e energjisë elektrike. Sot është mungesa e punonjësve të kualifikuar për kompanitë shqiptare, për shkak të emigracionit.”, shtoi ai.

Sondazh

Poll