Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Botuesi analizon PD e Sali Berishës: Krijesë që e mbyti që në lindje, në Dhjetor ’90! Sot nuk ka b*thë ta mbrojë, ka armike ambasadoren e SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkruan Endri Meksi

Sali Berisha nuk e donte PD qe me 11 Dhjetor 1990. S’i pelqente as emri, as grupi nismetar, as fakti qe iu bashkua 1sek me vone…

Pastaj e kuptoi qe i mjaftonte ta bente te tijen per ta dashur…dhe nga data 12 Dhjetor 1990 nga ora 13.00 ishte i perfshire ne kete mision…

Nisi largimin e disa prej nismetareve qe ne Dhjetor 1990…me menyrat e tija, ato qe njihte mire si sekretar partie…

Sabotoi votimin e pare ne 13 Shkurt 1991 sepse normal qe vota s’eshte mjet i pelqyeshem per komunistet…

Sabotoi kongresin e saj te pare ne Shtator 1991 me qellim per te arritur nje “acclamation” te tijin ne lider suprem…

Pas fitores se 1992, u zgjodh President dhe nisi nje lufte konstante me qeverine e po asaj PD-je, te ciles i ka futur shkopa nen rrota me shume se asaj te PS-se ne 1997-2005…

Vetem fale nje grupi parlamentar shume dinjitoz u arriten qe reformat e asaj qeverie te kalonin, dhe dynjaja nuk e di qe ne ato vite u krijua shteti shqiptar ligjor (ai qe te tere kritikojne sepse ne kritike jane eksperte) dhe u la pas sistemi komunist…si dhe u vune bazat e ekonomise se tregut, sado e padrejte apo e brishte…

Ne zgjedhjet e 1996 ai arriti te nderronte dhe kandidatet per deputet sipas modelit te tij te preferuar: o ish sigurimsa o qenie pa karakter, qe t’i perdorter sipas midese ne te ardhmen…

Kaq ishte periudha qe PD provoi te ishte parti dhe ndoshta pak demokratike…

Ne fund fare perfundoi qe zgjodhi nje pasues, Luli B, sipas modelit “me te humbur nuk e gjej dot” me idene qe do i garantonte aksesin e plote ne kontrollin e partise…

Nuk e ndaj dot a ka menduar Berisha qe Luli B mund te fitonte ndonjehere? Pra a e ka pare realisht si person qe mund ta sillte prape ne pushtet? Apo i duhej thjesht per mbajtjen e vules…

Dhe ja ku jemi sot qe si ne 1996 ka armike ambasadoren amerikane…padrejtesisht do shtoja une por kjo pak vlere ka…dhe krijesa qe ai mbyti qe ne lindje, Partia Demokratike e Dhjetorit, nuk ka asnje kapacitet ta mbrroje…

Nuk ka elementet e duhur qytetare e intelektual, nuk ka ide, nuk ka strumente financiare, nuk ka strumente ligjore, me kryesorja nuk ka Bythe…

Gezoje Sali Berisha! E bere te teren vet…

Më shumë


spot_img









spot_img