Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Botimi më i ri për institucionet më të vjetra nga Majlinda Toçi

Shkruar nga Newsbomb
Botimi më i ri për institucionet më të vjetra nga Majlinda

Libri më i ri në qarkullim “Shërbimi i referencës në epokën digjitale: “SIRI” i çdo biblioteke” me autore Majlinda Toçin, ka në qendër të tij bibliotekat, si institucionet më kontribuuese në dijen dhe kulturën njerëzore.

Por ndërsa sot, në epokën digjitale, të gjithë jemi në gjendje të gjejmë dhe të shfrytëzojmë informacionin e kërkuar me një lidhje interneti, atëherë përse na duhen ende bibliotekat?

Majlinda Toçi, me përvojën e saj 10-vjeçare si bibliografe pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe lektore në Shkollën Kombëtare të Bibliotekonomisë, me humor shprehet: “Të pyesësh se përse na nevojiten ende bibliotekat, është njësoj sikur të pohosh se hartat rrugore nuk na duhen më, meqë sot kemi kaq shumë rrugë.”

Njeriu bashkëkohor “bombardohet” nga një sasi e jashtëzakonshme informacioni të koduar semantik dhe simbolik, që i nevojitet gjatë gjithë jetës. Por jo gjithnjë lehtësia e përdorimit është e barabartë me lehtësi në të kuptuar. Gjithashtu, informacioni me shumicë mund të shkaktojë po ato probleme që vijnë nga një informacion i paktë.

Futja e teknologjive të reja, bashkë me natyrën e paorganizuar të burimeve të informacionit në internet, bën që shërbimet referuese dhe punonjësit e specializuar të bibliotekave të jenë të domosdoshëm për të nxjerrë lexuesit nga ndjesia se gjenden “të zhytur” në bollëkun e informacionit. Së këtejmi, roli i bibliotekave bashkë me shërbimet e referencës mbeten të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme në jetën e njeriut. Ato shërbejnë për të lundruar pa u mbytur në oqeanin e pamatë të informacionit që qarkullon sot.

Nëse bibliotekat do të jenë gjithmonë të gatshme që të përqafojnë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjisë dhe të shkencës, atëherë autorja pohon pa frikë: “Po, shërbimi i referencës do të jetë gjithmonë SIRI i një biblioteke! Nëse bibliotekat nuk i përgjigjen dhe nuk i përvetësojnë këto transformime, atëherë ato rrezikojnë të mbesin relikte.”

Autor: Majlinda Toçi
Titulli: Shërbimi i referencës në epokën digjitale: “SIRI” i çdo biblioteke

Botues: TOENA
Çmimi: 1000 ALL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll