Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Botërori 2018/ Ja kush është grupi i “ferrit” për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f8ed2b14baacf34cf9c8ef590a007961

Të shtunën e 25 korrikut në  orën 18:00 në “Konstantin Palace” të Shën Petersburgut do të hidhet shorti për kualifikimet e kampionatit botëror “Rusia2018”. 52 skuadra europiane do të ndahen në 6 grupe, përjashtim bën Rusia që organizatore e Kupës së Botës.

Në këto eleminatore Shqipëria ka arritur një pozicion historik duke u renditur në vazon e tretë, si kurrë më parë, transmeton Newsbomb.al.

Ndarja e 52 skuadrave në 6 vazo:

Vazo 1: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.

Vazo 2: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.

Vazo 3: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.

Vazo 4: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.

Vazo 5: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.

Vazo 6: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorra.

Bazuar në rregulloren e FIFA-s, skuadrat që ndodhen në të njetin vazo nuk mund të përballen me njëra-tjetrën, e për këtë arsye në eleminatoret e botërorit shancet për të parë sërish një përballje Shqipëri-Serbi janë zero. Gjithashtu, edhe përballja me fqinjët tanë jugor, Greqinë, është e pamundur për shkak se ndodhemi në të njejtën vazo, raporton Newsbomb.al.

Por, duke parë renditjen e skuadrave në vazot përkatëse, cili mund të jetë grupi i “ferrit” për Shqipërinë dhe ai më i lehti?

Grupi i “ferrit” për Shqipërinë do të ishte: Gjermani/Spanjë, Itali/Francë, Shqipëria, Turqi, Bjellorusi dhe Gjeorgjia.

Shorti më i lehtë për Kombëtaren tonë do të ishte: Rumani, Islandë, Shqipëria, Ishujt Faroe, Qipro/Finlandë dhe San Marino.

Ndeshjet e para eleminatore për Botërorin 2018, nisin në shtator të vitit 2016.

Më shumë

spot_img
spot_img