Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zvicra zhbllokon asetet ruse me vlerë 300 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb

Zvicra zhbllokon asetet ruse me vlerë 300 milionë euro

Sekretariati i shtetit zviceran ka deklaruar se ka hequr sanksionet që kishte vendosur ndaj disa aseteve ruse në vitin 2023, të cilat kapin vlerën e rreth 300 milionë eurove. Nisur nga njoftimi i Sekretariatit, mësohet se këto sanksione ishin vendosur ndaj kompanive dhe individëve, që pretendohej se të ardhurat e tyre vinin në rrugë të paligjshme ose mendohej se financonin luftën në Rusi.

Ndërkohë nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se zhbllokimi i aseteve ka ardhur si rezultat i hetimeve të mëtejshme, që vërtetonin se kërkesat ligjore për ngrirjen e tyre nuk ishin përmbushur.

“Pasuritë me vlerë 140 milionë franga zvicerane (rreth 153 milionë) të cilat më parë ishin bllokuar si masë paraprake, u liruan pasi hetimet e mëtejshme zbuluan se kërkesat ligjore për ngrirjen e tyre nuk ishin përmbushur”,- thuhet në deklaratën e Sekretariatit të shtetit zviceran.

Kohët e fundit, shuma totale e aseteve të bllokuara ruse është ulur në vlerën e 150 milionë frangave zvicerane, pasi edhe Bashkimi Evropian ka vendosur që të heqë sanksionet ndaj tyre.

Kujtojmë që më herët, Zvicra kishte bllokuar një sasi të konsiderueshme të fondeve, rreth 50 milionë franga zvicerane, që dyshoheshin se kishin lidhje me Rusinë.

Duke nisur që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, vendet perëndimore kanë ndërrmarrë një sërë masash ndëshkimore ndaj kompanive apo individëve rusë, me qëllimin që të mos financonin krimet e luftës në Ukrainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese