
Drejtuesi i platformës gjigande META, Mark Zuckerberg është bërë viral në rrjetet sociale që ai vetë zotëron pas disa pamjeve të shkëputura në ceremoninë inauguruese të Donald Trump si president i Amerikës.
I ulur pranë të fejuarës së themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, Zuckerberg nuk po ia ndante sytë dekoltesë të ekzposuar të Lauren Sanchez, teksa ishte fksuar duke parë gjoksin e saj.
Lauren Sanchez kishte zgjedhur një veshje të guximshme dhe tepër të komentuar gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e Trump, e veshur me një kostum të bardhë, me një xhaketë të hapur në pjesën e gjoksit me të brendshme të bardha me tantellë.
Një tjetër veprim që nuk i ka shpëtuar ndjekësve është një like që Zuckerberg ka bërë në një postim të Sanchez në profilin e saj në Instagram. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthenin memet dhe lajmet për Mark Zuckerberg.
“Zuck po i bën pëlqimet private tani,” shkruante një komentues, ndërsa të tjerë shpreheshin se ai mund të ishte në rrezik të ngjallte xhelozi te gruaja e tij, Priscilla Chan, me të cilën është i martuar që nga viti 2012.
Did Mark Zuckerberg really say “Bullshit” to Jared Kushner, then glance at Lauren Sanchez’s shirt and giggle like a frat boy? Working hard on that new image! ???????? #Inauguration@BuzzFeed @TMZ pic.twitter.com/GnmkkQ484y
— Daniel Miller (@dmillerkc) January 20, 2025