Princ Harry dhe Meghan Markle kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Kalifornisë Jugore. Deri më tani nga zjarri janë shënuar 10 viktima, ndërkohë flakët e frikëshme kanë marr gjithçka që iu ka dal para.
Mësohet se Duka dhe Dukesha e Suseex kanë hapur dyert e rezidencës së tyre për miqtë që janë të detyruar të evakuohen nga vendi i zjarreve. Çifti jeton rreth 90 milje në veri të zonës së Los Anxhelos-it.
Gjithashtu ata janë duke punuar me fondacionin e tyre “Archewell”, për të përcaktuar mënyrat më me ndikim dhe mbështetjen e komunitetit gjatë kësaj krize.
Fondacioni po kërkon ndihma vullnetare për të rimëkëmbur shëndetin mendor të qytetarëve të cilëve iu dogjën banesat, si dhe për t'iu minimizuar dëmet materiale nga kjo fatkeqësi natyrore. Harry dhe Meghan dhuruan gjithashtu ndihma ushqimore dhe veshje për familjet e prekura.