Hapësire reklamuese

Bota

Zjarri në hotelin në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 66 numri i viktimave dhe 51 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në hotelin në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 66
Resorti ne flake

Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi, pas një zjarri në një hotel, në një vendpushim skish në Bolus. Autoritetet bëjnë me dije se ka shkuar në 66 numri i personave që kanë humbur jetën, ndërsa 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

“Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, tha ministri i Brendshëm të Turqisë.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende në hotel për të mbijetuar, duke rritur mundësinë që numri i të vdekurve të rritet. 

Sipas informacioneve zjarri u përhap fillimisht në restorantin e hotelit dhe u përhap më pas me shpejtësi, në të gjithë ndërtesën. Shkaqet e rënies së zjarrin ende nuk janë bërë të ditura.

Për shkak se zjarri ka rënë gjatë natës, shumë pushues u kapën të papërgatitur për tu larguar nga resorti. Menjëherë pas shpërthimit, ekipet e zjarrfikëseve kanë luftuar me flakët për të bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese