
Zjarri katastrofik që gjunjëzoi Los Angeles ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka lënë pas një bilanc tragjik, me të paktën 24 viktima dhe shkatërrime të mëdha në qytet.
Për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo tragjedi, ylli i muzikës amerikane, Beyonce ka njoftuar një donacion prej 2.5 milionë dollarësh.
Ky donacion do të përdoret për të mbështetur ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, kryesisht në lagjet Altadena dhe Pasadena. Po ashtu, paratë do të ndihmojnë kishat dhe qendrat komunitare që ofrojnë mbështetje për banorët e prekur.
Meteorologët kanë paralajmëruar se erërat e forta mund të ndihmojnë sërish në përhapjen e flakëve, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme. Sidoqoftë, mbështetje të tjera dhe donacione janë pritur nga individë dhe organizata të ndryshme për t'i ardhur në ndihmë viktimave të zjarrit.