Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zjarret masive në Los Angeles/ Dy viktima dhe dhjetra të lënduar, evakuoen banorët dhe yjet e Hollivudit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret masive në Los Angeles/ Dy viktima dhe dhjetra të lënduar,
Pamje nga zjarri në Los Angeles

Dy të vdekur dhe dhjetra të plagosur raportohen deri në këto momente nga zjarret masive në qytetin e Los Angeles. Prej disa orësh zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth, ndërsa është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Zjarret kanë përfshirë shumë zona të banuara në pjesën jugore të Kalifornisë duke detyruar evakuime masive të banorëve.

Zjarret masive në Los Angeles/ Dy viktima dhe dhjetra të lënduar,

Më shumë se 30,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare e qytetit të Los Anxhelosit mes tyre edhe yje të Hollivudit.

Vatrat e zjarrit janë përhapur nga erërat e forta që në disa raste arrijnë shpejtësinë prej 160 kilometra në orë. Zyrtarët shprehen se situata do të përkeqësohet ndërsa flakët përfshinë edhe qytetin Altadena duke shkrumbuar ndërtesa dhe gjithçka tjetër.

Zjarret masive në Los Angeles/ Dy viktima dhe dhjetra të lënduar,

Nga ana tjetër, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë, kjo do vështirësojë vënien në kontroll të flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed