![Zjarret e frikshme në Los Angeles nuk kursejnë as Hollywood Hills,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1736416297xzjarr-688.jpg)
Situata dramatike e flakëve në Los Angeles po vazhdon prej dy ditësh, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe shtëpi, si dhe ka marrë jetën e të paktën 7 personave.
Shumë figura hollivudiane janë prekur nga flakët e zjarrit. Aktorët Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Spencer Pratt, Heidi Montag,James Woods, Diane Ëarren, Cameron Mathison, Ricki Lake, janë disa nga të prekurit e zjarrit në Los Angeles.
Pjesë e listës së aktorëve hollivudian janë edhe çifti Leighton Meester dhe Adam Brody, ku disa ditë më parë ishin duke festuar nominimin e tyre nga Brody, ku kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që janë përhapur e shpejtësi.
Ndërkohë Mandy Moore në një postim në Instagram ndau një video të Altadenës, Kaliforni, pas shkatërrimit të Kanionit Eaton.
“Të dua, Altadena. Mirënjohës për familjen dhe kafshët e mia që dolën mbrëmë para se të ishte vonë (dhe mirënjohje të pafund për miqtë që na morën dhe na sollën rroba dhe batanije). Sinqerisht, jam në shok dhe ndihem e mpirë për të gjithë ata që kanë humbur, duke përfshirë familjen time”, ka shkruar Moore në Instagram. “Shkolla e fëmijëve të mi është zhdukur. Restorantet tona të preferuara, të niveluara. Shumë miq dhe të dashur kanë humbur gjithashtu gjithçka. Komuniteti ynë është shkatërruar, por ne do të jemi këtu për të rindërtuar së bashku. Dërgimi i dashurisë për të gjithë të prekurit dhe në vijën e parë duke u përpjekur për ta marrë këtë nën kontroll”, shprehet ajo në postimin e saj.