
Një zjarr masiv përfshiu një hotel shumëkatësh në shtetin indian të Bengalit Perëndimor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave mbrëmjen e djeshme.
Zjarri shpërtheu rreth orës 19:30 në hotelin Rituraj, i vendosur në rrugën Madanmohan në zonën Burrabazar të Kalkutës. Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa u deshën disa orë për të vënë zjarrin nën kontroll, i cili u shua plotësisht rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës lokale.
Sipas autoriteteve, shumica e viktimave humbën jetën nga mbytja si pasojë e tymit të dendur që mbushi shkallët dhe korridoret e ndërtesës, duke bllokuar daljen e shumë personave. Disa prej tyre tentuan të shpëtojnë duke u ngjitur në çati, ndërsa të tjerë qëndruan të kapur pas pragjeve të dritareve në përpjekje për të marrë ajër.
Një burrë humbi jetën teksa u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nga kati i sipërm i hotelit.
Zjarrfikësit përdorën shkallë hidraulike për të shpëtuar të bllokuarit dhe altoparlantë për t’i qetësuar ata që ishin të bllokuar.
VIDEO | Kolkata: A massive fire broke out at a hotel in central Kolkata's Mechuapatti area on Tuesday night. At least 15 bodies have been recovered so far, Police Commissioner Manoj Verma said.
— Press Trust of India (@PTI_News) April 30, 2025
Several people were seen trying to escape through the windows and narrow ledges of… pic.twitter.com/aHyws4JHLX
Sondazh