Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zi por edhe festime në Iran për vdekjen e Ibrahim Raishit, sot bëhet varrimi i tij

Shkruar nga Newsbomb
Zi por edhe festime në Iran për vdekjen e Ibrahim Raishit, sot
 

Irani është në zi pasi presidenti i vendit, Ibrahim Raisi, humbi jetën papritur në një aksident ajëror.

E teksa vendi ka shpallur 5 ditë zie për vdekjen e liderit suprem, Irani është ndarë në dy pjesë. Ata që vajtojnë humbjen e presidentit, dhe ata që festojnë për ndarjen nga jeta të presidentit, pjesë e cila e konsideron si "kasapi i Teheranit".

Sot do të mbahet edhe ceremonia e varrimit të Raisit, e cila pritet të jetë madhështore. Mediat e huaja shkruajnë se Irani po përgatitet për një ceremoni mortore e ngjashme me funeralin e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, me qytetarët që vajtojnë përpara kamerave dhe rrugëve.

E teksa një pjesë vajton, mediat e huaja raportojnë se disa të tjerë po festojnë dhe madje kanë ndezur edhe fishekzjarrë, duke  cilësuar si ditë të veçantë. Videot e iranianëve që ndezin fishekzjarrë në lajmin e vdekjes së Raishi, ose kërcejnë me flamujt iranianë jashtë ambasadave të vendeve të tyre jashtë vendit, kanë zemëruar besnikët e regjimit.

Kujtojmë që helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është rrëzuar për shkak të motit të keq. Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga kufiri me Azerbajxhanin, ku hapi digat Qiz Qalasi dhe Khodaafarin, kur avioni është rrëzuar.

Menjëherë sapo avioni u rrëzuar shkuan forca të shumta, por trupi i presidentit të iranit, u gjet i pajetë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese