Hapësire reklamuese

Bota

Zgjedhjet në SHBA, Biden i vendosur: S’kam ndërmend të largohem, do jem deri në fund dhe do të fitojmë

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në SHBA, Biden i vendosur: S’kam ndërmend të
Joe Biden

Pavarësisht zërave brenda partisë që i kërkojnë të tërhiqet, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka treguar se do të bëjë të kundërtën.

Në një konferencë të zhvilluar këtë të mërkurë ai tha se do të dalë në zgjedhje dhe nuk ka ndërmend që të largohet.

Madje, madje presidenti theksoi se do të mundë Donald Trumpin dhe do të luftojë fort deri në fitore.

 “Më lejoni ta them sa më qartë, do të dal në zgjedhje. Askush nuk më çon drejt largimit, nuk po largohem. Jam në këtë luftë deri në fund dhe do të fitojmë”, tha Biden.

Ndërkohë disa prej demokratëve thonë se janë ende të pavendosur për ta mbështetur Biden, dhe disa të tjerë po bëjnë thirrje që ai të largohet.

Ramesh Kapur, një industrialist indiano-amerikan me bazë në Massachusetts, ka organizuar mbledhje fondesh për demokratët që nga viti 1988.

"Unë mendoj se është koha që ai të kalojë pishtarin. Unë e di se ai ka forcën, por ju nuk mund të luftoni Nënën Natyrë. Ajo që unë di për të, ai do të vendosë se çfarë është e mirë për vendin," tha ai për BBC.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese