Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se ka pasur ndërhyrje në zgjedhjet e zhvilluara gjatë fundjavës për Parlamentin e Europës.
Në një konferencë për media të CDU-së të zhvilluar në Berlin, Von der Leyen shprehet se gjatë kësaj kohe janë identifikuar tendenca për të ndikuar elektoratin në këto zgjedhje.
Sipas saj ka pasur ndërhyrje jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, ndonëse është tentuar që ato të menaxhohen nga autoritetet e drejtësisë, sërish vlen të themi se nuk mund që t’i kemi pikasur të gjitha, përfundon ajo.
“Ne kemi parë mjaft ndërhyrje jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë, për sa i përket opinionit tonë publik. Ne kemi qenë në gjendje t’i menaxhojmë këto ndërhyrje, por sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha,”- u tha ajo gazetarëve në një konferencë të CDU-së në Berlin.
Kujtojmë që më herët, zyrtarë të lartë europianë akuzuan Rusinë se ka tentuar që të shpërndajë propagandë ruse për të ndikuar elektoratin europian. Edhe pse këto zëra nuk u aprovuan në asnjë moment nga zyrtarët e lartë rusë.
Zgjedhjet në Parlamentin Evropian janë mbajtur nga datat 6 deri në 9 qershor, ku votues nga 27 vendet e BE-së votuan për kandidatët për eurodeputet, të cilët do të përfaqësojnë këto vende në 5 vitet e ardhshme në këtë Parlament.