Hapësire reklamuese

Bota

Zgjedhjet në Francë/ Le Pen akuzon Macron për “grusht shteti” përpara raundit të dytë

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Francë/ Le Pen akuzon Macron për “grusht
Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron

Liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë thotë akuzon Emmanuel Macron për një grusht shteti, pas një sërë emërimesh që dyshohet se janë vendosur nga kreu i shtetit francez.

Marine Le Pen akuzoi presidentin francez Macron për një “grusht shteti administrativ”, duke shpjeguar se në kohën që po përgatitet për një koalicion qeveritar me të djathtën ekstreme, njerëzit e tij e përdorin të drejtën e emërimit deri në momentin e fundit.

“Është një formë e grushtit të shtetit administrativ,” - tha Le Pen.

Duke u bazuar në aludimet që po qarkullojnë në Francë, ajo beson se Macron kërkon të “blejë” votën e qytetarëve për zgjedhjet duke emëruar njerëzit e tij në poste dhe të pengojë francezët të ushtrojnë politikën që duan”.

Nga ana e saj, Le Pen siguroi se nëse partia e saj, Rally National (RN), merr pushtetin ajo do t’i rishikojë këto emërime.

Në raundin e parë të fundjavës së kaluar, RN shkaktoi një disfatë të madhe mbi forcat qendrore të Presidentit Emmanuel Macron dhe parashikohet të dalë sërish e para të dielën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese