
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka njoftuar se është tërhequr nga vendimi i tij për të dërguar në Ruandë, emigrantët që kanë hyrë në territorin e Britanisë nëpërmjet rrugëve ilegale.
Në njoftimin e publikuar, Sunak shprehet se deri në datën e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në datën 4 korrik të këtij viti, nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të realizuar planin për dëbimin e emigrantëve.
Duke u nisur nga kjo, Sunak bën me dije se nëse partia e tij del fituese në këto zgjedhje plani për dëbimin e emigrantëve do të vazhdojë, por nëse fiton partia kundërshtare, ky plan me shumë gjasa do të zhduket nga horizonti.
Dështimi i planit për të dëbuar emigrantët, ka sjellë një frike dhe shqetësim publik se këto zhvillime do të ndikojnë në rritjen e trafikimit ilegal të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi bandat do të vazhdojnë të qetë punën e tyre për ta kaluar emigrantët në Kanlin e La Manshit.
Nëse Partia Konservatore e Sunak do të humbasë zgjedhjet, me shumë mundësi bashkë me to do të humbasin të gjithë miliardat paguara në Ruandë për ngritjen e kampeve ku do ë qëndronin emigrantët si dhe miliardat që i janë dhënë Francës për të penguar kalimet ilegale në kanalin e La Manshit.
Me pak fjalë, dështimi i planit do të shoqërohet me një humbje të madhe financiare në investimet e bëra në këto vende për të ndaluar emigrantët elegalë në Britani, duke keqadministruar taksat e qytetarëve të këtij vendi.