Hapësire reklamuese

Bota

Zelensky thirrje aleatëve të dëshmojnë për Ukrainën të njëjtin unitet që treguan për Izraelin

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky thirrje aleatëve të dëshmojnë për
 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri të hënën thirrje aleatëve që të shfaqin të njëjtin "unitet" ndaj Ukrainës siç bënë ndaj Izraelit kur penguan sulmet ajrore iraniane ndaj Izraelit gjatë fundjavës.
“Duke mbrojtur Izraelin, bota e lirë ka treguar se një unitet i tillë jo vetëm që është i mundur, por është 100 për qind efektiv”, tha Presidenti Zelenskyy. Në një postim në rrjetin Telegram, Presidenti Zelensky falenderoi aleatët që kishin dërguar më shumë ndihmë për mbrojtjen ajrore ukrainase , por tha se "intensiteti i sulmeve ruse kërkon unitet më të madh", të njëjtë si ajo që treguan për mbrojtjen e Izraelit.

“E njëjta gjë është e mundur për mbrojtjen e Ukrainës nga terrori, e cila, si Izraeli, nuk është anëtare e NATO-s”, vazhdoi ai.

Ai bëri thirrje që aleatët e Ukrainës të dëshmojnë më shumë "vullnet politik", pasi Ukrainës po i mbarojnë municionet dhe ka dëshpërimisht nevojë për më shumë mbrojtje ajrore për të zmbrapsur sulmet ruse. Presidenti Zelenskyy lëshoi thirrjen e tij të fundit për ndihmën e aleatëve, duke thënë se Rusia po shkakton "dëme të konsiderueshme" çdo ditë.

Paketa e ndihmës amerikane Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pritet të vendosë këtë javë se si do të veprojë me projektligjin me fondet shtesë prej 95 miliardë dollarësh të Presidentit Joe Biden, e cila përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin. Projektligji parashikon mbështetje partnerët në rajonin e Indo-Paqësorit si dhe ndihmë për kufirin SHBA-Meksikë. Paketa u miratua nga Senati, por është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve./ VOA

Disa informacione për këtë lajm u morën nga agjencitë Reuters, The Associated Press dhe Agence France-Presse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese