Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pasi Rusia e shpalli në kërkim. Përmes një videomesazhi nga Katedralja e Shën Sofisë në Kiev Zelensky ai ka thënë se Vladimir Putin nuk do paqe dhe se këtë është duke e dëshmuar çdo ditë.
"Putini nuk do paqe. Ai është i çmendur dhe vendi i tij e dëshmon këtë çdo ditë”, është shprehur Zelensky, teksa më tej uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Pashkëve.
"Bibla na mëson të duam fqinjin tonë. Dhe sot ajo na tregoi kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Kur të gjithë u afruam me njëri-tjetrin. Ish-fqinji, i cili na keqtrajtonte vazhdimisht, është përgjithmonë larg nesh. Ai erdhi të na vrasë. Bota e sheh këtë. Zoti e di. Dhe ne besojmë. Zoti ka një sferë me flamurin e Ukrainës, kështu që me një aleat të tillë, jeta me siguri do të fitojë mbi vdekjen", tha Zelensky ndër të tjera.
Ndërkohë, në këtë videomesazh presidenti ukrainas kishte zgjedhur të mos shfaqej me veshjen tipike ushtarake, por kishte veshur një këmishë tradicionale ukrainase.
This Easter, we are united in prayer.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 5, 2024
For our warriors of light, who repel demons in all directions. For those who follow one more commandment in life: protect Ukraine. For all civilians who work every day to make the country strong and efficient in overcoming evil forces.
For… pic.twitter.com/D6BeMWycRx