Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zelensky paralajmëron: Në samitin e G7 do të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky paralajmëron: Në samitin e G7 do të merren vendime
Pamje nga sulmet ruse në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se në samitin e G7 do të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha gjatë këtij takimi do të diskutohet lidhur me mbrojtjen e Ukrainës si dhe ekonominë e vendit.

"Një pjesë e madhe do t'i kushtohet Ukrainës, mbrojtjes sonë dhe qëndrueshmërisë ekonomike," shkruan presidenti i Ukrainës në llogarinë e tij në “Telegram”.

Zelensky, i cili do të marrë pjesë në samit, pritet gjithashtu të nënshkruajë marrëveshje të reja sigurie me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendet e G7 të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë qenë mbështetës të rëndësishëm financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022. Asetet ruse që u ngrinë nga grupi, së bashku me BE-në, kur Moska pushtoi Ukrainën arrijnë në 325 miliardë dollarë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, vendet nuk mund t'i konfiskojnë ato pasuri nga Rusia dhe t'ia japin Ukrainës. Por, një tjetër plan është menduar.  Plani është që të merret një kredi në tregjet ndërkombëtare, t'u jepet rreth 50 miliardë dollarë ukrainasve çdo vit dhe të përdoren 3 miliardë dollarë për të shlyer interesin e asaj kredie çdo vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese