
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duket se është i pasigurtë. Së fundmi ka bërë thirrje që armëpushimi me Rusinë të monitorohet nga SHBA duke përdorur satelitë.
Ai u shpreh se Ukraina ka nevojë për një mbulim të plotë kundërajror si një masë mbrojtëse nëse arrihet një marrëveshje paqeje, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së territorit të saj.
Presidenti ukrainas shpjegoi se çështja e pushtimit të territoreve të Ukrainës është diskutuar gjatë një takimi mes delegacionit ukrainas dhe autoriteteve amerikane në Jeddah, Arabinë Saudite. Ai theksoi se një zgjidhje e mundshme për këtë situatë do të kërkonte një "dialog të vështirë", duke nënkuptuar përpjekje të mundshme për të arritur një konsensus të ndërlikuar.
Sa i përket marrëdhënies së tij me Presidentin e SHBA, Donald Trump, ai tha se janë "normale", duke e quajtur këtë marrëdhënie shumë të rëndësishme për Ukrainën.