Hapësire reklamuese


Bota

Zelensky deklaron se Kina po furnizon me armë Rusinë

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky deklaron se Kina po furnizon me armë Rusinë
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi dje se Kina po ndihmon Rusinë duke e furnizuar atë me armë.

 “Sot, ne kemi informacion të përgjithshëm nga Shërbimi i Sigurisë ( i Ukrainës) dhe inteligjenca për barutin, artilerinë”, tha Zelensky gjatë një konference në Kiev.

"Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje të themi në detaje javën e ardhshme se ne besojmë se përfaqësuesit kinezë janë të angazhuar në prodhimin e disa armëve në territorin e Rusisë," shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi forcat ukrainase kapën dy shtetas kinezë që po luftonin në radhët e ushtrisë ruse në rajonin e Donetskut. Sipas presidentit ukrainas, të paktën “disa qindra” kinezë janë duke luftuar përkrah forcave ruse.

Pekini është pozicionuar zyrtarisht si neutral ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por njëkohësisht ka thelluar lidhjet ekonomike me Moskën dhe ka mbështetur Rusinë kundër sanksioneve perëndimore. Ndërsa, Kina është bërë gjithashtu si burimi kryesor i Rusisë i mallrave me përdorim të dyfishtë që ushqejnë industrinë ruse të mbrojtjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese