Garda Civile ka kryer operacionin ‘Gruri’, ku është zbuluar një plantacion ku ishte kultivuar lëndë narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, si dhe katër kilogramë sytha marijuanë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kësaj droge. Gjithashtu, është sekuestruar edhe një pushkë me municion.
Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm ka rënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për krime të lidhura me kultivimin dhe prodhimin e drogës, si dhe për mashtrim në energjinë elektrike.
Sondazh
Poll