
Një avion u rrëzua në fund të dhjetorit, (29.12.2024), në Korenë e Jugut me 181 pasagjerë, ku vetëm dy anëtarët e ekuipazhit arritën t’i mbijetonin kësaj tragjedie.
Nga hetimet e kryera për zbulimin e shkakut të kësaj ngjarjeje, dyshohet të jenë gjetur pupla zogjsh në motorët e avionit, bëjnë me dije mediat koreano-jugore.
Kreu i hetimit u tha gazetarëve javën e kaluar se:
“U gjetën krahë zogjsh në një nga motorët”, duke theksuar megjithatë se një përplasje me një zog nuk shkakton menjëherë dëmtim të motorit. Duhet të shohim nëse kjo ka ndikuar në të dy motorët. Është e sigurt që një motor është përplasur me një zog”, tha ai.
Një vështirësi shtesë vjen nga fakti se kutitë e zeza të avionit ndaluan regjistrimin katër minuta para rrëzimit.
Aeroporti Muan do të qëndrojë i mbyllur deri më 19 janar, sipas një deklarate nga Ministria e Transportit e Koresë së Jugut.